Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar pas raportimeve për vendndodhjen e Deklaratës së Pavarësisë në objektin e ri të ministrisë.
Ai tha se dokumenti nuk është “hedhur”, por është pjesë e inventarit që po sistemohet gjatë bartjes në hapësirat e reja të punës.
Sipas tij, procesi është teknik dhe po menaxhohet nga zyrtarët e logjistikës, ndërsa Deklarata e Pavarësisë pritet të vendoset në mur në ditët në vijim.




