Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ilir Konushevcin, duke e vlerësuar si një nga figurat kyçe në themelimin dhe forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se Konushevci, së bashku me Dr. Hazir Malajn, ranë për lirinë e vendit dhe lanë gjurmë të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Haradinaj theksoi se ata përfaqësojnë sakrificën dhe përkushtimin për liri dhe pavarësi.




