Ish-diplomati Blerim Canaj ka vlerësuar se bashkimet brenda LDK-së janë pozitive në parim, por mënyra e realizimit po shkakton pakënaqësi dhe ndarje të brendshme.
Ai tha se procesi po shihet si “betejë brenda llojit”, ku jo të gjitha grupet ndihen të përfaqësuara në konsolidimin e lidershipit të Lumir Abdixhikut.
Canaj shtoi se rikthimi i Vjosa Osmanit në garën politike mund të ndikojë në rritjen e LDK-së, por pa ndryshime të mëdha në skenën politike.




