Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot heroin Ismet Rrahmani, në 27 vjetorin e rënies se tij, ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm, që jetën e tij i’a kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut.
“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur.
Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani!”, thuhet në njoftim nga Presidenca.





