Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 10 maj në ora 24:00 përmbyllet afati për aplikimin e subjekteve të reja politike për certifikim në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Sipas KQZ-së, certifikimit i nënshtrohen vetëm koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ndërsa partitë politike konsiderohen të certifikuara automatikisht.
Afati për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë përfundon më 12 maj. Deri tani, 22 parti dhe 3 koalicione kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje.




