Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bashkimi brenda LDK-së nuk është vetëm përgjigje ndaj një partie politike, por një domosdoshmëri për ta nxjerrë vendin nga kriza e vazhdueshme politike.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për rikthim të fuqisë në politikën e jashtme, për forcim të besimit me aleatët strategjikë dhe për një orientim të qartë euroatlantik.
“Ky bashkim nuk është vetëm përgjigje ndaj një pale politike, por antidot ndaj gjendjes në të cilën ka rrëshqitur Kosova. Kosova ka nevojë për rikthimin e besimit me aleatët strategjikë, për një gjuhë serioze shtetërore dhe për një përfaqësim dinjitoz”, u shpreh Abdixhiku.




