Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2.139 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.
Në të njëjtën periudhë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shënuar 29 aksidente me persona të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave të trafikut.




