Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin e Francës për Ballkanin, Rene Trocazz, së bashku me ambasadorin francez në Kosovë, Oliver Guerot.
Abdixhiku njoftoi se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe situata aktuale, duke theksuar sfidat me të cilat po përballet Kosova, nga bllokada institucionale deri të pasojat e qeverisjes populiste si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje.
“Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.”, thuhet në njoftim.
Për fund ai shtoi se është mirënjohës për mbështetjen e vazhdeshme që shteti francez i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit.




