Në rajonin e Ferizajt, që përfshin Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, gjatë prillit 2026 janë regjistruar gjithsej 141 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave të Policisë, 56 aksidente kanë qenë me të lënduar ku janë lënduar 82 persona, ndërsa 85 aksidente janë raportuar me dëme materiale.
Në krahasim me prillin 2025, kur ishin 154 aksidente, këtë vit është shënuar rënie prej 8.4%.
Gjatë këtij muaji janë shqiptuar 5,916 gjoba dhe janë hequr 139 patentë shoferë për shkelje të rënda, ndërsa vitin e kaluar ishin 5,737 gjoba, që paraqet rritje prej 3.1%.




