Opinionisti Agon Maliqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka gjasa të arrijë 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha në një emision televiziv se pritjet politike dhe realiteti elektoral janë të ndryshme, duke vlerësuar se rezultatet mund të jenë më afër nivelit rreth 41 për qind sesa rritjes së pretenduar.
Maliqi shtoi se disa faktorë politikë e bëjnë të pamundur, sipas tij, një rezultat kaq të lartë për LVV-në në zgjedhjet e ardhshme.




