Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se muaji prill i vitit 2026 ka shënuar rekord të ri në turizëm.
Sipas tij, gjatë prillit Shqipërinë e vizituan 891 mijë e 414 turistë të huaj, që paraqet rritje prej 8.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rama theksoi se turistë nga vende të ndryshme si Italia, Franca, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Kanadaja po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për bregdetin, kulturën dhe mikpritjen.




