Ministri dhe deputeti Nenad Rashiq ka komentuar situatën, mungesën e përkrahjes dhe qendimin e tij politik jashtë Listës Serbe.
Rashiq theksoi se ishte i vetmi kandidat jashtë Listës Serbe dhe se propozimin për nënkryetar e kishte bërë vetë, për shkak të mungesës së mbështetjes nga të tjerët.
“Unë isha i vetmi jashtë Listës Serbe dhe vetpropozimi ka ndodhur sepse s’kishte kush tjetër të më propozonte. Nga një konceptim politik dhe gjithë mundi që e kam dhënë këto 20 vite, mendova se është momenti të fillojmë për një shoqëri demokratike,” tha Rashiq për Tëvë1.
Lidhur me pretendimet e disa deputetëve të opozitës se votimi i tij është në kundërshtim me Kushtetutën, tha se ka kërkuar konfirmim nga ekspertë kushtetues, të cilët i kanë thënë se nuk ka asnjë shkelje ligjore. Rashiq paralajmëroi se do të kandidojë përseri për postin e nënkryetarit, në përputhje më rregullat parlamentare.




