Sonte zhvillohet “El Clasico” mes FC Barcelona dhe Real Madrid CF në stadiumin Camp Nou.
Ndeshja ka peshë të madhe për Barcelonën, e cila mund ta sigurojë matematikisht titullin kampion me një fitore. Nga ana tjetër, Real Madridi synon të prishë festën e rivalit dhe të mbajë gjallë garën.
Në historinë e përballjeve, Real Madridi ka 106 fitore, Barcelona 105, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar barazim. Ndeshja nis në ora 21:00.




