Ka ndërruar jetë personi që ishte vetaksidentuar me motoçikletë më 3 maj në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë.
Ai ishte dërguar në QKUK për trajtim, por ka vdekur pas një jave si pasojë e lëndimeve të rënda.
Lajmin e konfirmoi policia rajonale e Pejës, e cila bëri të ditur se trupi i pajetë do të dërgohet në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.




