Në Spanja ka nisur evakuimi i pasagjerëve nga anija turistike MS Hondius, e ankoruar pranë Tenerife në Ishujt Kanarie, pas dyshimeve për përhapje të Hantavirus.
Ministrja e Shëndetësisë, Mónica García, tha se evakuimi po zhvillohet normalisht dhe se pasagjerët janë pa simptoma.
Ata po ndahen në grupe sipas kombësive dhe po transportohen drejt bregut me varka të vogla, ndërsa riatdhesimi do të bëhet përmes fluturimeve çarter nga aeroporti lokal.
Anija kishte mbërritur në portin e Granadilla, ndërsa evakuimi po vazhdon në faza drejt vendeve të ndryshme të Evropës dhe botës.




