Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “sulm të organizuar kibernetik” dhe fushatë të koordinuar të manipulimit digjital kundër komunikimit publik të kryetarit të partisë dhe thirrjeve për Tubimin e Bashkimit.
Sipas LDK-së, mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë të sinkronizuar në rrjetet sociale për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të ulur besueshmërinë e komunikimit politik.
Në reagim thuhet se këto veprime synojnë krijimin e një atmosfere refuzimi dhe polarizimi në opinionin publik, ndërsa paralajmërohet se manipulimi digjital dhe propaganda e organizuar mund të përdoren edhe gjatë fushatës zgjedhore.




