Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bota mund të përballet me një krizë të madhe urie nëse nuk rihapet së shpejti Ngushtica e Hormuzit.
Sipas zyrtarit të OKB-së, Jorge Moreira da Silva, rreth 45 milionë njerëz rrezikojnë mungesë ushqimi për shkak të bllokimit të furnizimit me plehra kimikë.
Një e treta e plehrave kimikë në botë transportohen përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa mungesa e tyre mund të godasë rëndë prodhimin bujqësor, veçanërisht në vendet afrikane dhe aziatike.
OKB-ja paralajmëroi se nëse kriza vazhdon, pasojat humanitare mund të jenë të rënda në nivel global.




