Ministrja në detyrë e Arsmit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot kanë filluar pagesat për aplikuesit për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.
Pagesat janë ekzekutuar për rreth 120 mijë aplikues, duke shtuar se ende është duke vazhduar verifikimi nga kordinatorët e shkollave dhe DKA-të, ndërsa njoftoi se aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore.
“Të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar nga kordinatorët e shkollave dhe DKA-të. Sot kemi filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues”, ka njoftuar ministrja në rrjetin social Facebook.
Tutje Nagavci ka ftuar prindërit dhe kujdestarët që ende nuk kanë aplikuar të përfitojnë nga kjo mundësi përmes platëformës e-Kosova.





