Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit në listën e partisë.
Përmes një statusi, ai ka theksuar se AAK është një familje politike me kontribut të madh në shtetformimin dhe sigurinë e Kosovës.
Lekaj ka vlerësuar rolin e Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si figurë kyçe në historinë e lirisë së vendit, ndërsa ka premtuar mbështetje të plotë për partinë në zgjedhje.
Ai ka deklaruar se do të angazhohet fuqishëm për fitoren e AAK-së dhe ka bërë thirrje për mobilizim të strukturave partiake.




