Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve kërkon mbi 10 milionë euro shpenzime, duke theksuar se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.
Në një intervistë për RTK, Murati akuzoi opozitën për bllokim të proceseve, duke përmendur edhe projektligjin për SEPA-n.
Ai tha se përfshirja në SEPA do t’u ulte qytetarëve kostot e transfertave financiare nga jashtë, duke shtuar se kursimet mund të arrijnë deri në 55 milionë euro.




