Në kuadër të planit ROADPOL për muajin maj 2026, Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle intensive në trafik nga data 4 deri më 10 maj.
Gjatë kësaj periudhe janë vendosur 834 pika kontrolli, ku janë verifikuar gjithsej 5,344 mjete transporti të mallrave dhe udhëtarëve, përfshirë kamionë dhe autobusë.
Si rezultat i shkeljeve të identifikuara, janë shqiptuar 416 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.




