Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka nisur mbledhjen e dytë, ku në rend dite është caktimi i ushtruesve të detyrës për drejtorët e televizionit dhe radios.
Aktualisht këto pozita mbahen nga Rilind Gërvalla dhe Arsim Halili, ndërsa në mbledhje pritet të diskutohet edhe buxheti i institucionit.