Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar protestë më 18 maj në Shkup, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Ndaj kësaj ka reaguar kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ka thënë se qeveria së shpejti do të propozojë zgjidhje sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe standardeve ndërkombëtare, duke u bërë thirrje studentëve për durim.




