Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore, duke hequr tarifën prej 3 euro në ditë për personin shoqërues të pacientëve mbi 15 vjeç në QKUK.
Gjykata vlerësoi se Ministria e Shëndetësisë ka tejkaluar autorizimet ligjore, pasi personi shoqërues nuk konsiderohet përfitues i shërbimeve shëndetësore dhe nuk mund të ngarkohet me bashkëpagesë.




