Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të ketë shumë durim ndaj Iranit dhe i ka bërë thirrje këtij të fundit të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Iran duhet të veprojë shpejt, duke theksuar se çështja e rikthimit të uraniumit të pasuruar lidhet më shumë me perceptimin sesa me sigurinë.
“Unë nuk do të jem i durueshëm gjatë. Ata duhet të bëjnë një marrëveshje”, ka deklaruar Trump.




