Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar rritje të shtesave për fëmijë dhe për lehona në mandatin e ardhshëm.
Ai tha se shtesat për fëmijë do të rriten nga 60 deri në 90 euro, ndërsa mbështetja për lehonat do të shkojë deri në 500 euro në muaj.
Kurti bëri të ditur se mbi 400 mijë fëmijë kanë përfituar nga shtesat për fëmijë, ndërsa mbi 80 mijë nëna nga shtesat për lehona.
Sipas tij, familja është trajtuar si pjesë qendrore e politikave qeverisëse, duke e cilësuar atë si prioritet në politikat sociale dhe ekonomike.




