Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR), morën pjesë në ushtrimin me zjarr të drejtpërdrejtë në poligonin Voloire, afër Camp Villaggio Italia në Pejë.
Ky aktivitet kishte për qëllim përforcimin e procedurave operacionale, rritjen e koordinimit ndërmjet njësive dhe forcimin e besimit në përdorimin e sigurt të sistemeve individuale të armëve.
Përmes këtyre ushtrimeve të fokusuara në skenarë të reagimit emergjent, personeli i KFOR-it mban nivel të lartë të vetëdijes situative, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë.




