Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 23 aksidente me të lënduar dhe 48 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 2587 tiketa trafiku ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Për veprime të kundërligjshme, janë arrestuar 23 persona, prej të cilëve 16 janë në mbajtje policore.
Nuk ka persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.





