Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton është i angazhuar që zgjedhjet e 7 qershorit të organizohen në mënyrë profesionale, transparente dhe brenda afateve ligjore.
Ai tha se procesi i tërheqjes së shortit për renditjen e partive në fletëvotim është një moment i rëndësishëm dhe po zhvillohet në mënyrë të hapur.
Sipas tij, KQZ po punon në të gjitha aspektet organizative dhe teknike për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt brenda dhe jashtë vendit./EO/




