Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, së bashku me kandidatin për kryeministër Ardian Gjini, kanë pritur në takim përfaqësues nga diaspora shqiptare.
Në takim kanë qenë të pranishëm Tahir Çitaku dhe Nezir Gashi, të cilët janë kandidatë dhe aktivistë politikë nga diaspora në Zvicër dhe Gjermani.
Haradinaj vlerësoi rolin e diasporës në zhvillimin e Kosovës, duke theksuar se kontributi i tyre në fusha politike, humanitare dhe shoqërore është i pazëvendësueshëm.
Ai u shpreh se AAK mbetet e hapur për përfshirjen e diasporës në proceset vendimmarrëse dhe uroi sukses kandidatëve në garën e tyre politike.




