Ministria e Tregtisë së Kinës ka deklaruar se marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së ish-presidentit amerikan Donald Trump në Pekin janë ende në fazë “paraprake” dhe nuk përbëjnë marrëveshje përfundimtare.
Sipas autoriteteve kineze, bisedimet mes Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping janë zhvilluar në atmosferë pozitive, por pa detaje konkrete për rezultatet përfundimtare në tregti dhe investime.
Pekini ka bërë të ditur se të dy vendet kanë rënë dakord për krijimin e bordeve të përbashkëta për tregti dhe investime, të cilat do të shërbejnë për negociata të mëtejshme, përfshirë uljen e tarifave dhe lehtësimin e shkëmbimeve tregtare.
Ndërkohë, sipas raportimit të portalit Sinjali, Kina ka theksuar se çdo marrëveshje e deritanishme duhet parë vetëm si hap fillestar në procesin e gjatë të negociatave mes dy ekonomive më të mëdha në botë.




