Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 do të nis me 13 shtator, kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë më 12 tetor, në orën 06:59,” ka thënë Elezi.
Ndryshe zgjedhjet lokale këtë vit në Kosovë do të ndodhin me 12 tetor, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar nga zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.




