Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare katërditore në Korenë e Jugut (17–21 maj), i shoqëruar nga delegacioni dhe bashkëshortja e tij.
Vizita synon forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Gjatë qëndrimit në Seul, Rama pritet të marrë pjesë në aktivitete të nivelit të lartë, përfshirë takime me zyrtarë të lartë koreanë dhe drejtues të kompanive të mëdha si Samsung, si dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare për lidershipin dhe inovacionin.




