Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas raportit që e renditi Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë.
Ajo ka deklaruar se kjo gjendje është pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit, duke shtuar se qytetarëve po u paraqiten narrativa të rreme.
Deliu-Kodra ka theksuar se shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike dhe se të rinjtë po humbin besimin për të ardhmen në vend, duke kërkuar ndryshim të gjendjes aktuale./EO/




