Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, ka bërë të ditur se qytetarët që aplikojnë për regjistrim si votues jashtë Kosovës dhe u refuzohet kërkesa, kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve.
Sipas tij, kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes emailit zyrtar të KQZ-së, duke bashkangjitur dokumentet e kërkuara dhe kërkesën për aprovimin e regjistrimit.
Ai ka theksuar se kjo procedurë është e rëndësishme për të siguruar të drejtën e votës për diasporën.




