Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka zhvilluar një aksion para zyrave të PDK-së, duke kërkuar nga kjo parti që të bëjë zotim publik se nuk do të hyjë në marrëveshje me pushtetin aktual pas zgjedhjeve.
Ai tha se qytetarët kanë nevojë për qartësi se pse vendi po shkon në zgjedhje dhe çfarë do të ndodhë pas tyre, duke kritikuar mungesën e qëndrimeve të qarta nga partitë politike.
Molliqaj ka propozuar gjithashtu krijimin e një qeverie të përkohshme tranzitore me fokus në depolitizimin e institucioneve dhe reformën e sistemit, para një procesi të ri zgjedhor./EO/




