Gjermania ka paralajmëruar se lufta me Iranin paraqet një kërcënim serioz për ekonominë globale dhe mund të ndikojë në tregtinë ndërkombëtare, sidomos nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit.
Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se konflikti po shkakton dëme të mëdha ekonomike dhe ka bërë thirrje për përfundimin e luftës dhe stabilizimin e rajonit.
Çështja pritet të diskutohet edhe në takimin e ministrave të financave të G7, ku fokusi do të jetë ndikimi ekonomik i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe siguria e tregtisë globale.




