Me datë 18.05.2026 rreth orës 00:35, është pranuar informatë se një person është sulmuar në një kafiteri në Zubin Potok. Njësia policore në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën i cili kishte lëndime në kokë në pjesën e ballit, e që dyshohet se ishin shkaktuar nga mjeti i mprehtë (shishe qelqi), viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është intervistuar.
Në vendin e ngjarjes është arrestuar edhe i dyshuari i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit. Pas kalimit të gjendjes së dehjes i njëjti është intervistuar dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.




