Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët teknikë në disa shkolla të Prishtinës kanë hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagave për muajin prill.
Sipas tij, greva po mbahet në shumicën e shkollave të kryeqytetit dhe nuk do të ndërpritet derisa pagat të ekzekutohen në llogaritë bankare të punëtorëve.
Azemi theksoi se punëtorët ndodhen në vështirësi ekonomike dhe se vonesat e pagesave po rëndojnë edhe më shumë gjendjen e tyre financiare.
Ai shtoi se greva do të vazhdojë deri në realizimin e pagesave, ndërsa ka kritikuar institucionet për moszgjidhjen e situatës në shkollat e Prishtinës./EO/




