Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar fabrikën “Kamila Chocolate” në Korishë të Prizrenit, e cila eksporton produkte në mbi 35 shtete të botës.
Ai e ka vlerësuar si shembull të suksesit vendor, duke thënë se bizneset e tilla janë shtylla e ekonomisë së Kosovës.
Gjini ka theksuar se mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prioritet, pasi sipas tij, fuqizimi i tyre nënkupton zhvillim të përgjithshëm ekonomik në vend.




