Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndryshime në planin e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke vendosur që votimi me postë të fillojë më 21 maj 2026, katër ditë më herët se afati i paraparë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 52-të të KQZ-së dhe është zhvilluar në formë qarkulluese. Sipas KQZ-së, ndryshimi i afatit është bërë pas njoftimit nga operatori postar se disa shërbime, përfshirë DHL dhe operatorë të tjerë në Evropë, nuk do të funksionojnë më 25 maj për shkak të një feste zyrtare.
Për shkak të ndërprerjes së shërbimeve postare në periudhën 22–26 maj, KQZ ka vendosur që dërgimi dhe pranimi i pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar të kryhet më herët, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.




