Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e punës së grave në shoqëri, duke thënë se vetëm puna dhe përkushtimi e çojnë përpara Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shpërndarë një foto me gra punëtore në një sallon bukurie, duke vlerësuar rolin e tyre në jetën e përditshme.
Osmani ka thënë se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje apo nënvlerësimi, duke përmendur kategori të ndryshme të grave që kontribuojnë në shoqëri, nga sallonet e bukurisë deri te arsimi, shëndetësia dhe biznesi.
“Gratë janë shtylla e Kosovës. Ato janë heroinat e përditshme që punojnë, kujdesen dhe ndërtojnë jetën me punën e tyre,” ka shkruar ajo.




