Anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka njoftuar se më 21 maj pritet të fillojë shpërndarja e pakove të para me fletëvotime për votuesit në diasporë.
Ai ka bërë të ditur se rreth 75 mijë pako janë në rrugë drejt Leipzigut në Gjermani, ku do të bëhet përpunimi dhe dërgimi i tyre më tej tek votuesit.
Sipas tij, çdo pako përmban udhëzuesin e votimit, fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes, ndërsa secila dërgesë ka numër gjurmimi përmes shërbimit postar DHL, me të cilin mund të përcillet vendndodhja e saj.




