Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
Gjatë ditës, në disa zona parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë ndërmjet 18 dhe 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.




