Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nisjen e hetimeve nga prokuroria.
“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK kërkojnë nga deputetë shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Kosovës”, ka deklaruar Gucati.
Arsyeja për fillimin e hetimeve janë pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës, si dhe lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut të cilët ndikojnë negativisht në integritetin e vendit tonë.
Hysni Gucati ka shtuar se nese nuk përfillen kërksat tona, ne si kategori të dala nga lufta obilgohemi të ndërmarrim veprime të tjera për të cilat do të njoftoheni me kohë.
Ai ka përmendur edhe një punim shkencor të Bashës, duke e akuzuar atë për fyerje ndaj UÇK-së. “Dimal Basha në vitin 2012 me një punim shkencor të tij e quajti UÇK që ka bashkëpunuar me dilerë të drogës. Ashtu siç e ka zakon VV, që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale,” ka shtuar ai.




