Deputeti i Lisës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pasi sipas tij, janë shkelur të drejtat themelore të popollit serb dhe dispozitat kushtetuese dhe rregullorja e Kuvendit.
“Po shkelin nenin 67, paragrafin 4 të Kushtetutës, po shkelin rregulloren e Kuvendit, nenin 12, paragrafin 6.1, i cili qartë thotë se nënkryetari, kushdo që kandidohet për vendin e nënkryetarit që i takon popullit serb, duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë,” ka thënë Simiq.
Ai ka theksuar se kandidati i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka fituar mandat të ligjshëm me 12.355 vota dhe gëzon mbështetjen e nëntë nga dhjetë deputetët serbë, ndërsa ka akuzuar pushtetin se po synon vendosjen e Nenad Rashiq në këtë post në kundërshtim me rregullat.
“Dua t’ju njoftoj se Lista Serbe do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, sepse rregullat janë shkelur. E shfrytëzoj rastin që t’i ftoj deputetët e partive të tjera shqiptare dhe të komuniteteve të tjera jo shumicë që të mos votojnë kundër një vendimi kushtetues,” ka theksuar Simiq.




