Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se sot është takuar me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, të cilët u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit, nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve.
Sipas Begajt kjo ngjarje duhet të marrë vlerën e peshës historike, duke shtuar se aty u ndez flaka e madhe për çlirimin e Kosovës, bërthamë e parë e UÇK-së.




