Qeveria në detyrë ka miratuar 1 milion euro për masën e kuponëve ushqimorë, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, kjo mbështetje synon ndihmën direkte për familjet në nevojë dhe do të zbatohet përmes skemave sociale.
Detajet për përfitim pritet të bëhen publike nga institucionet përgjegjëse./EO/




