Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara pasaktë në pikën kufitare në Merdarë, gjatë kontrollit të një dërgese importi.
Sipas njoftimit, janë gjetur pajisje elektronike, elektrike dhe mjete pune me vlerë rreth 16,377 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore vlerësohet në rreth 4,880 euro.
Ndaj subjektit importues është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.







