Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e mbështetjes financiare prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
Ai ka thënë se kjo masë është diskriminuese në raport me sektorin publik dhe se diferencat në përfitime janë të mëdha dhe të padrejta.
Azemi ka shtuar se një pjesë e madhe e punëtorëve mund të mbeten jashtë skemës për shkak të mungesës së kontratave të rregullta të punës.




